Vatikani: Tregtia e padrejtë, që ushqen varfërinë, duhet qeverisur nga rregulla të drejta

Vatikani: Tregtia e padrejtë, që ushqen varfërinë, duhet qeverisur nga rregulla të drejta

Deklaratë e Vëzhguesit të Përhershëm i Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara, imzor Gabriele Caccia, në Konferencën e tretë ndërkombëtare mbi Vendet në udhë zhvillimi pa dalje në det, mbajtur në Awaza, Turkmenistan, më 6 gushtin e kaluar: varfëria “nuk është e pashmangshme; është pasojë e strukturave dhe zgjedhjeve politike të padrejta, për këtë arsye mund e duhet kapërcyer”. Ekziston një formë e shëndetshme tregtie, e themeluar “mbi parimin e drejtimit universal të mallrave”, e cila e garanton zhvillimin e, për këtë arsye, edhe dinjitetin. Por për fat të keq, ekzistojnë edhe forma “të tregtisë së padrejtë” që i penalizojnë vendet strukturalisht më të dobëta, me rregulla “ndërkombëtare të padrejta”. Ndaj “shpesh vuajnë nga mungesa e kapitalit, e edhe më shpesh rëndohen nga barra e borxhit...