Himarë, arrestohet shpërndarësi i kokainës në plazhin e Livadhit

Himarë, arrestohet shpërndarësi i kokainës në plazhin e Livadhit

Një 28-vjeçar i cili shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku i riu ishte akomoduar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Himarë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night Strike”. Si rezultat i...