Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për situatën në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për situatën në Gaza

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillohet sot në orën 17:00, me kërkesë të Shteteve Anëtare Evropiane të Këshillit, si Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Greqisë dhe Sllovenisë, dhe me mbështetjen e Koresë së Jugut, Rusisë, Kinës, Guajanës, Pakistanit, Somalisë, Sierra Leones dhe Algjerisë. Vëzhguesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Ambasadori Riyad Mansour, në një letër të datës 8 gusht 2025, kishte kërkuar zhvillimin e këtij takimi të shtunën, më 9 gusht. Megjithatë, për të respektuar “Shabbat Shalom” e izraelit, u vendos që takimi të mbahej të dielën. Në një deklaratë për media, Ambasadori Mansour, pasi i dorëzoi kërkesën për mbledhje Ambasadorit panamez — që mban presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit për muajin gusht —...