Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur

Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur

Qyteti i Gjilanit është tronditur mesditën e së dielës. Si pasojë e të shtënave në rrugën “Ibrahim Rugova” dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky rast. Në video shihen forcat e policisë dhe autoambulanca, ndërkaq në rrugë shihet se ka njolla të gjakut. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin. “Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktimat janë konstatuar të vdekur nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për...