Turizmi, Rama: Një pjesë e industrisë nuk po mendon strategjikisht, masa radikale për plazhet

Turizmi, Rama: Një pjesë e industrisë nuk po mendon strategjikisht, masa radikale për plazhet

Kryeministri Edi Rama tërhoqi sot vëmendjen ndaj një pjese të subjekteve që operojnë në fushën e turizmit, të cilat sipas tij, nuk po mendojnë strategjikisht për të ardhmen, por po mendojnë për fitimet e momentit, me çmime shumë të larta. Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj komentuesve lidhur me impaktin që ka në turizëm aksioni për lirimin e hapësirave publike gjatë sezonit veror. “Nuk e linim dot në dimër. Thonë përse tani që keni turistë nëpër këmbë, por mos kini merak se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë. Çështja e turistëve lidhet me dy a tri gjëra të tjera për të cilat do flasim shumë hapur dhe shumë qartë në shtator”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se kjo lidhet...