Analizë/ Zelensky bëhet “kurban” politik i takimit të ardhshëm Trump-Putin

Analizë/ Zelensky bëhet “kurban” politik i takimit të ardhshëm Trump-Putin

Përshtatur në shqip, artikull i La Stampa Volodymyr Zelensky ndoshta ndjehet këto ditë si në një makinë kohe, që po e kthen atë gjashtë muaj më pas. Në atë periudhë, që nisi më 12 shkurt me telefonatën e Donald Trump-it drejtuar Vladimir Putin-it, duke i dhënë fund befas izolimit që Perëndimi i kishte imponuar diktatorit rus dhe që kulmoi më 28 shkurt me skenën e përuljes së liderit ukrainas në Zyrën Ovale, gjithçka dukej e humbur, dhe Ukraina rrezikonte të copëtohej e t’i dorëzohej Moskës. Roli i diplomacisë europiane Për ta shmangur këtë, u desh guximi dhe këmbëngulja e rezistencës ukrainase, si dhe angazhimi e durimi i diplomacisë europiane, që dialogoi me pjesën më racionale të establishmentit amerikan për t’i bërë ballë kokëfortësisë brutale të...