“SOS”, filmi që rrëmbeu çmimin kombëtar në DokuFest dhe zemrat e publikut

“SOS”, filmi që rrëmbeu çmimin kombëtar në DokuFest dhe zemrat e publikut

Në një realitet ku heshtja shpesh mbulon nevojën për të komunikuar, një film nga Kosova ka arritur të ngrejë zërin përmes gjuhës së artit filmik. “SOS”, një film i shkurtër nga regjisorja dhe skenaristja Anita Morina, është shpallur fitues i kategorisë kombëtare në edicionin e 24-të të DokuFest, festivali më i rëndësishëm ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër në rajon. Ky sukses është më shumë se një çmim festivali, është një reflektim i potencialit që kinematografia kosovare po dëshmon me një zë të ri, autentik dhe thellësisht njerëzor. “SOS” sjell në ekran historinë e Drinit, një burrë 30-vjeçar që jeton një jetë të vetmuar në një stacion trenash të largët. I ngujuar në rutinën e vëzhgimit të trenave dhe lidhjeve virtuale, ai përballet me...