Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
160-vjetori i lindjes së poetit arbëresh Zef Skiroi
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot në 160-vjetorin e lindjes poetin, etnografin dhe publicistin e shquar arbëresh, Zef Skiroi. Zef Skiroi (Hora e Arbëreshëvet, 10 gusht 1865 – Napoli, 17 shkurt 1927) ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, gazetar dhe publicist i shquar arbëresh. Krijimtaria e tij dhe e bashkëkohësve Gavril Dara dhe Jeronim De Rada, përbëjnë triptikun e poemave arbëreshe në letërsinë romantike shqiptare. Në moshën 9-vjeçare, ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studimet i kreu në Seminarin Shqiptar të Palermos, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare, si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri etj.). Më 1887, së bashku me Françesk Petën, themeluan në Palermo revistën “Arbëri i ri”, si...