Vijon zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë ish Uzinës së armëve

Vijon zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë ish Uzinës së armëve

Flakët e zjarrit që ka shpërthyer në pyllin me pisha e shkurre në Poliçan janë afruar pranë ish uzinës së armëve në zonën B. Në vendin e ngjarjes ndodhet reparti i MZSH Poliçan si dhe MZSH Berat. Më herët, ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në terren ishin angazhuar 15 forca zjarrfikëse.