Tronditëse/ Të shtëna me armë në Gjilan, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Tronditëse/ Të shtëna me armë në Gjilan, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjilan. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. Hashani tha se një person i njohur për policinë është i dyshuar lidhur me rastin në fjalë. “Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë...