Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 Majit/ Mbërrijnë kamionët me fletët e votimit për diasporën, të mërkurën nis përgatitja e zarfeve
Kanë mbërritur në Shqipëri kamionët me fletët e votimit për diasporën, të cilat u printuan në Slloveni, ndërsa vijon puna për fletët e votimit që do të përdoren për zgjedhësit që jetojnë brenda vendit. Fletët e votimit për votuesit jashtë vendit janë vendosur në parkun Olimpik ndërsa mbushja e zarfeve pritet të nisë të mërkurën. Dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 Prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë. Në një konferencë për mediat më 2 Prill, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha disa detaje rreth këtij procesi, teksa njoftoi se është shtuar numri i emigrantëve që kanë të drejtën e votës në 11 Maj. “Midis datave 7 dhe 8, po ti kemi këtu fletët e votimit, numri përfundimtar i votuesve nga jashtë në listë është 245...