Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Dolomitet luftojnë turizmin masiv me një tarifë 5 euro
Fenomeni i turizmit masiv nuk po prek vetëm qytetet e mëdha të Europës, por edhe malet e saj. Ndërsa Mesdheu përballet me temperatura përvëluese gjatë kulmit të verës, gjithnjë e më shumë udhëtarë po zgjedhin lartësitë malore për pushime verore. Kjo ka bërë që Dolomitet, vargmali madhështor në veri të Italisë, të shënojnë një rritje të ndjeshme të popullaritetit.Por ky interes ka sjellë pasoja të dukshme në disa zona. Në malin Seceda, i famshëm për pamjen e majave të mprehta Odle, fluksi i turistëve, i nxitur edhe nga popullariteti në rrjete sociale, ka vështirësuar ndjeshëm jetën e banorëve të rajonit të Tirolit të Jugut.Vetëm javën e kaluar, mbi 8,000 persona kanë përshkuar shtegun në një ditë të vetme, duke shkaktuar jo vetëm mbipopullim, por edhe...