Zbardhen një sërë vjedhjesh në Lezhë dhe Kurbin, arrestohet një i ri, kërkohet bashkëpunëtori

Zbardhen një sërë vjedhjesh në Lezhë dhe Kurbin, arrestohet një i ri, kërkohet bashkëpunëtori

Një operacion policor ka çuar në zbardhjen dhe dokumentimin e një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje në zonat e Lezhës dhe Laçit. Operacioni, i koduar “Last Door”, çoi në arrestimin e një 25-vjeçari me inicialet F.D, banues në Laç, Kurbin. I riu dyshohet se është autor i një serie vjedhjesh me thyerje në lokale, restorante, agjenci udhëtimi, supermarkete dhe banesa në të dy qytetet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pas ndalimit, policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi të dyshuar lënde narkotike të llojit kokainë. Policia po punon gjithashtu për kapjen e 26-vjeçarit me inicialet M. D., banues në Kurbin, i shpallur në kërkim dhe i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.