Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Largimi nga Bayern më shpëtoi jetën, do kaloja në depresion”
10 Gusht 2025 13:42 Telesport “Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch, duke iu referuar periudhës kur djali i tyre luajti te Bayern. Vetë holandezi ka shprehur keqardhjen e tij për muajt më të vështirë të jetës së tij. “Kam vuajtur shumë mendërisht. Nagelsmann më linte tri ndeshje radhazi pa luajtur asnjë sekondë. Thjesht shihja ndeshjet dhe ndihesha keq. Fituam titullin, por nuk ndihesha kampion, sepse nuk kisha bërë asgjë. Ka qenë periudha më e vështirë në jetën time, por pata fatin që kisha pranë prindërit. Transferimi te Liverpool më shpëtoi nga depresioni”.