Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Situata e zjarreve në vend, regjistrohen 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në: * Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende, për shkak të situatës. Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahovë dhe 36 familje nga fshati Livinë, pa probleme apo lëndime. Në mbështetje shkuan edhe 3 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore. Ditën e sotme situata vazhdon të jetë problematike. Konkretisht: vatra mbi fshatin Hardhasov në bazë dhe të erës është problematike për në drejtim jugor për në Navaricë si dhe në drejtimin perëndimor të fshatrave Fitore dhe Krane. Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga...