Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Finiq, nën monitorim Parku Natyror ‘Syri i Kaltër’
Vijon situata kritike nga zjarret në fshatrat e Finiqit. Situate alarmante ka vazhduar gjatë gjithë natës, kryesisht në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë e Krongj. Për shkak të situatës së rënduar, disa evakuime të përkohshme janë kryer në fshtrat Livinë dhe Ardhasovë. Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, ndërsa për t’i shuar janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga disa bashki, ato të Finiqit, Delvinës, Konispolit e Sarandës. Asistencë mjekësore iu ofrua gjithashtu edhe të moshuarve, të cilët për shkak të tymit, kanë patur probleme të lehta. Forcat zjarrëfikse kanë bërë të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ndërsa përvec forcave tokësore është ndërhyrë edhe nga ajri nga një hidroplan i specializuar si dhe disa helikopterë zjarrfikës Rruga nacionale e Muzinë-Jergucat është e...