Zef Skiroi, kronisti i shpirtit arbëresh, testamenti prozaik plot pasion i një figure legjendare

Zef Skiroi, kronisti i shpirtit arbëresh, testamenti prozaik plot pasion i një figure legjendare

Nga Albert Vataj Në mëngjesin e 10 gushtit të vitit 1865, në Piana dei Greci, atëherë e njohur mes arbëreshëve si Hora e Arbëreshëvet, u hap dritarja e parë e jetës së një shpirti të thirrur për të qenë kujtesë dhe lavdi e një kombi, anipse në dhé të huaj, në atë tokë ku mbiu fara e arbërve, u kultivua dhe u harlis pema e lartë e vetëdijes dhe përkatësisë nacionale.Në atë fshat të rrëzuar mbi kodrat e Sicilisë, ku gjuhët takohen e nuk treten, ku shqipja e shekujve tingëllon si një këngë e trashëguar në gjak, lindi Zef Skiroi, biri i një familjeje të shquar dhe bartës i një trashëgimie që do ta bëhej zemra e veprës së tij.Që në fëmijëri, djaloshi shfaq pasionin...