Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari i kërkuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë
Një tjetër rast ekstradimi është finalizuar me sukses falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Nga Italia në Shqipëri është ekstraduar shtetasi E. C., alias E. Gj., 32 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.