Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Problematike kur një çikë i refuzon’: Çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin?
Në Kosovë, titujt e lajmeve janë shpesh të ngjashëm: një tjetër rast ngacmimi apo sulmi seksual, një tjetër djalë i dyshuar. Statistikat nxisin pyetjen: Çfarë po mësojnë djemtë në Kosovë rreth pëlqimit në marrëdhënie intime? Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës u raportuan 47 raste të ngacmimit seksual, 31 raste të sulmeve seksuale dhe 52 raste të dhunimeve. Edhe pse Radio Evropa e Lirë nuk mundi të sigurojë të dhëna për gjininë dhe moshën e të dyshuarve për kryerjen e këtyre veprave, pamja qartësohet kur analizohen raportimet në media dhe aktgjykimet e publikuara nga Gjykatat Themelore të Kosovës. Një djalë i pamartuar tenton ta puthë me forcë një vajzë të cilën e ndjek në rrugët e një fshati të Gjakoës, një...