Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqipëria ‘përpihet’ nga flakët/ Në 24 orë 38 vatra zjarri
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga një valë zjarresh masive, Ministrinë e Mbrojtjes raporton për 38 vatra të evidentuara në disa qarqe të Shqipërisë. Prej tyre, 31 janë shuar, ndërsa 7 vijojnë të jenë aktive, duke paraqitur rrezik serioz për jetën e banorëve dhe mjedisin. Situata më problematike paraqitet në Qarkun e Vlorës, ku për shkak të përmasave të flakëve dhe terrenit të vështirë, është kërkuar edhe ndërhyrje ajrore. Autoritetet janë në gadishmëri të lartë, me mbi 700 forca operacionale dhe mbështetje ndërkombëtare nga avionët Canadair të Kroacisë dhe Italisë. Qarku Vlorë – Në bashkinë Finiq, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende, për shkak të situatës. Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahovë dhe...