Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari! Ja për çfarë akuzohet
Pamje nga ekstradimi TIRANË- NJë 32-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK është ekstraduar nga Italia. Bëhet me dije se Edison Cukaj (Gjoka), ishte në kërkim për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masaën e sigurisë “Arrest në burg”, në prill të 2025. Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, Cukaj iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Njoftimi: Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit. Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol...