Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Havzi Nelës, martirit të zërit të shpirtit
Nga Albert Vataj Nga pak na shtrëngon të gjithëve në fyt ai litar që të shteri frymën e fundit Havzi Nelës, asaj pasmesnate të 10 gushtit 1988. Sot pas kaq vitesh qysh prej atij akti mizorie, sekush ndër ne e ndjen peshën e rëndë të atij krimi. Ata që kanë moshën e këtij ekzekutimi do ta kenë të vështirë të besojnë mbi absurdin që çoi në litar një poet të andshëm, një mësues të përkushtuar, një malësor atdhetar. Me vitet nuk shuhet kobi i asaj nate. Në mish na ngulet thellë e më thellë kafshimi i asaj vdekjeje, fikja e atij shpirti të dlirë.Vijmë në këtë përshpirtje dhe përulemi me nderim para përmendores së këtij poeti si në një urdhnesë të shenjtë shugurimi. Behim në...