Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi reformimin e strukturës së kontrollit të territorit dhe Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama u ndal tek aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke evidentuar përgjegjësinë e strukturave shtetërore. “Unë nuk mendoj se këtu janë të gjithë njësoj dhe se të gjithë kanë të njëjtën përgjegjësi, por patjetër, ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qytete të mëdha, ku kanë nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, ashtu do të ketë një shtrirje të kësaj vale pa diskutim në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT-të e famshme, Inspektoratet e Mbrojtjes së Territorit, tek policitë bashkiake dhe deri te strukturat e planifikimit dhe të zhvillimit urban”, theksoi kryeministri. Këto, sipas tij, “do të jenë pjesë...