Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Jashari, Xhaka, Broja… afati kalimtar më i pasur deri më tani
Afati kalimtar veror nuk përfundon edhe disa javë. Por skuadrat evropiane të futbollit tashmë kanë marrë formë dhe lëvizjet do të jenë më të pakta deri në fund të gushtit. Pavarësisht se sa do të ketë lëvizje, afati i kësaj vere është prej më të pasurve, nëse jo më i pasuri, sa u takon lëvizjeve të futbollistëve shqiptarë. Kalimi i Ardon Jasharit te Milani është lëvizja bindshëm më e madhe e kësaj vere dhe prej lëvizjeve më të mëdha në histori sa u takon lojtarëve shqiptarë. Jashari më 6 gusht kompletoi kalimin nga Club Brugge te Milani i famshëm italian. Me Milanin ka firmosur për pesë vjet. 23-vjeçari ka insistuar për kalim te kuqezinjtë dhe në fund e arriti qëllimin. Transferimi i reprezentuesit të Zvicrës...