Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në Finiq, ndërhyrje edhe nga ajri. Kufizohet lëvizja e mjeteve në aksin Muzinë- Bistricë
Prej 10 ditësh flakët po shkrumbojnë zona të gjera në Bashkinë e Finiqit, duke vënë në rrezik banesa, biznese dhe sipërfaqe pyjore. Natën e kaluar, ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol e Sarandë, të mbështetura nga pesë mjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pa ndërprerje me disa vatra të favorizuara nga era e fortë në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. U kryen evakuime të përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa u ofrua asistencë mjekësore për të moshuarit. Forcat operacionale dhe vullnetarët siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar. Në orët e para të mëngjesit, një operacion i suksesshëm ndaloi përhapjen e flakëve që kërcënonin Hidrocentralin e Bistricës,...