Administrata Trump kërcënon Harvardin me heqjen e patentave

Administrata Trump kërcënon Harvardin me heqjen e patentave

Faza më e fundit e sulmit të administratës Trump kundrejt Universitetit të Harvardit është një rishikim gjithëpërfshirës i programeve kërkimore të universitetit që financohen me fonde federale dhe kërcënimi për të hequr regjistrin voluminoz të patentave të tij. Në një letër drejtuar presidentit të universitetit, Alan Gerber, sekretari i tregtisë, Howard Lutnick, akuzoi Harvardin për shkelje të kritereve ligjore dhe kontraktuale të programeve dhe patentave që kanë fonde federale. Lutnick shtoi se departamenti i tregtisë ka nisur një proces “para marsh” sipas Aktit Bayh-Dole që mund ta lejojë qeverinë të marrë pronësinë e patentave dhe licencave të granteve. “Departamenti u kushton rëndësi të jashtëzakonshme përparimeve shkencore dhe teknologjike që rrjedhin nga bashkëpunimet e qeverisë me institucione si Harvardi”, shkroi Lutnick. Ai tha se mban një “përgjegjësi kritike” ndaj ...