Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e CNN: Samiti Trump-Putin në Alaskë, një disfatë e ngadaltë për Ukrainën
Alaska, një territor që dikur i përkiste Rusisë dhe u shit SHBA-së 158 vite më parë për vetëm 7.2 milionë dollarë, është zgjedhur si vendi i samitit të shumëpërfolur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin. Ky takim pritet të trajtojë një nga temat më të nxehta në skenën ndërkombëtare: luftën në Ukrainë. Sipas analizës së CNN, ky takim duket të jetë i ndërtuar mbi kushte që i favorizojnë dukshëm interesat e Moskës. Ideja e paraqitur nga përfaqësuesi i Trump-it, Steve Witkoff, që Ukraina të heqë dorë nga territoret e mbetura të Donetsk dhe Luhansk në këmbim të një armëpushimi, është pritur me shqetësim dhe zemërim nga Kievi dhe aleatët evropianë. Putin, natyrisht, e sheh këtë si një mundësi për të fituar...