Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ 30 vjet pa ujë… Banorët e Zvezdës ngrihen në protestë: Cilësia e punimeve të ujësjellësit është skandaloze!
Banorët e fshatit Zvezdë në Bashkinë e Maliqit prej 30 vitesh kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa rreth dy javë më parë Ujësjellësi i Korçës “u kujtua” dhe nisi projektin për ta. Por, duket se punimet po bëhen sa për të kaluar radhën dhe kjo ka bërë që banorët e fshatit të dalin paraditen e kësaj të diele në protestë. Ata pretendojnë se që në fillim duket se cilësia e punimeve është shumë e dobët dhe skandaloze. Po ashtu, banorët thonë dhe se punët po bëhen “pa radhë”, pasi në këtë fshat nuk janë bërë ende kanalizimet e ujërave të zeza, për të nisur më pas me ujin e pijshëm. Sipas tyre, asnjë përfaqësues i pushtetit vendor nuk ka ardhur te dëgjoje ankesat...