Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Korçë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari
Besmir Mollanji, është prangosur nga blutë e Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. 40 vjeçari u kap në flagrancë në afërsi të fshatit Boboshticë, teksa po lëvizte me një automjetin tip "Nissan". Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin: B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar...