Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Po favorizohet Rusia”/ Analiza e CNN: Samiti Trump-Putin në Alaskë, një ‘humbje e ngadaltë’ për Ukrainën
Putin-Trump SHBA- Alaska, një territor i shitur nga Rusia në Shtetet e Bashkuara 158 vjet më parë për 7.2 milionë dollarë, do të jetë vendi i samitit më të diskutuar të ditëve të fundit, mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin, me fokus luftën në Ukrainë. Sipas analizës së CNN, kushtet rreth samitit të së premtes e favorizojnë aq shumë Moskën, sa është e qartë pse Putini e shfrytëzoi këtë mundësi, pas muajsh negociatash të rreme, dhe është e vështirë të shihet se si do të dalë një marrëveshje nga marrëveshja dypalëshe që nuk e shkatërron Ukrainën. Kievi dhe aleatët e tij evropianë kanë kundëtshtuar idetë e hershme të të dërguarit të Trump, Steve ëitkoff, që Ukraina të lëshojë pjesën e mbetur të rajoneve...