Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do marrim masa drastike me plazhet”, Rama: Bizneset po i bëjnë gropën vetes
Kryeministri Edi Rama komentoi në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale rënien e shifrave të turizmit në këtë sezon në vendin tonë. Teksa fliste për aksionin e lirimit të hapësirave publike dhe kritikave pse ky aksion zhvillohej në kulmin e sezonit, Rama theksoi se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë aksion, por me sjelljen e disa sipërmarrësve në industri. “Rilindja urbane 2.0 do vazhdojë për 4 vjet, nuk është një aksion veror, është një proces. Çështja e turistëve nuk lidhet me këtë , por me 2-3 gjëra të tjera për të cilat do të flasim gjerësisht në shtator. Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendojnë fare strategjikisht, kap ça të kapësh sot, por po i bën gropën vetes për...