Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund: Pa kompromis, rrezikohet funksionimi i demokracisë në Kosovë
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të ndjeshme, të cilën mund ta shfrytëzojnë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Megjithatë, ai ka vlerësuar se vendi ka arritur shumë që nga lufta, por procesi “nuk ka përfunduar ende”. Westerlund ka kujtuar eksperiencën e Suedisë në vitin 2018, kur formimi i qeverisë zgjati disa muaj, por përmes dialogut dhe kompromisit u arrit një marrëveshje. “Por nuk kam parë kaq shumë dialog mes partive politike (në Kosovë) për të arritur marrëveshje. Kjo mungon, kompromisi nuk është diçka negative,” ka theksuar ai. “Siç kam thënë më parë, ka shumë demokraci perëndimore ku formimi i qeverisë zgjat dhe përbën sfidë. Por problemi me Kosovën është se ajo ndodhet në...