E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët!

E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët!

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e djeshme se së bashku me vëllain e tij u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë në Kosovë. Shpat Kasapi nuk i mohon lajmet, por u kërkon mediave që të mos e ekzagjerojnë shumë. Ai thotë se është mirë me shëndet dhe se sihte vetëm një keqkuptim me dasmorët dhe asgjë për t’u shqetësuar,. “Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” – shkruan këngëtari në një postim në InstaStory. Sipas raportimeve mediatike,...