Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Autori i një sërë vjedhjesh/ Arrestohet “skifteri” në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi është autor i një sërë vjedhjesh. Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i: disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave; tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës; disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit”, njofton policia. Në kërkim është shpallur edhe 26-vjeshpallur edhe 26-vjeçari M. D., banues në Kurbini dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale. Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës...