Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

Me presidentin Donald Trump që pritet të zhvillojë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit, vëmendja e mediave nuk është vetëm tek ai, por edhe tek Zonja e Parë, Melania Trump. Sipas vlerësimeve të qeverisë britanike, ajo ka një ndikim të ndjeshëm në vendimet e presidentit, madje edhe në drejtimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Gjashtë muaj pas nisjes së mandatit të tij të dytë, periudhë gjatë së cilës Trump ka ndryshuar qëndrimin në pothuajse çdo çështje madhore ndërkombëtare, zyrtarët britanikë duket se kanë ndryshuar strategjinë, duke u fokusuar te Melania në vend të përpjekjes për ta frenuar drejtpërdrejt presidentin republikan. Udhëtimi i fundit i Trump për golf në Britani ka forcuar bindjen se Zonja e Parë...