PD: Stefano Boeri nën hetim në Itali, i paprekshëm në Shqipërinë e Edi Ramës. Tirana 2030, projekti i pabarazisë dhe klientelizmit

PD: Stefano Boeri nën hetim në Itali, i paprekshëm në Shqipërinë e Edi Ramës. Tirana 2030, projekti i pabarazisë dhe klientelizmit

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për media u shpreh se arkitekti italian Stefano Boeri, i njohur si mik personal i Kryeministrit Edi Rama dhe me biznes të zyrtarizuar në zemër të Bllokut në Tiranë, është aktualisht nën hetim në Itali për afera korruptive të lidhura me “zgjerim të pakontrolluar ndërtimi”. Sipas Vangjelit, përfshirja e Boerit në projekte madhore urbane në Shqipëri nuk bazohet në nevojat reale të komunitetit, por në interesa të ngushta klienteliste të pushtetit, duke anashkaluar konsultimin publik dhe duke shpërfillur identitetin historik të qytetit. Ajo theksoi se Tirana përballet me mungesë të theksuar të hapësirave publike, gjelbërimit, transportit publik dhe shërbimeve bazë për qytetarët, ndërkohë që projektet e propozuara nga Boeri shërbejnë kryesisht për të zbukuruar...