Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Natë sfiduese në Finiq”/ Vatra aktive dhe evakuime, ministri Vengu: Kufizohet qarkullimi në disa akse
Pamje nga zjarret TIRANË- Mbrëmja e kalur ka qenë një natë e vështirë dhe sfiduese në zonën e Finiqit, ku zjarre të fuqishme kanë rrezikuar banesat e banuara. Bëhet me dije se gjatë natës flakët të favorizuara nga era e fortë u përhapën në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se janë evakuuar përkohësisht banorët në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe janë marrë masat për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar. Në orët e mëngjesit u ndalua dhe përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri. Ministri ka njoftuar se për arsye sigurie qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë - Bistricë do të vijojë...