Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kush bën dhe 1 metër katror pa leje, ta mendojë 100 herë”/ Rama: Rilindja Urbane 2.0 do vijojë për pesë vite
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndëshkime për çdo ndërtim pa leje, madje edhe për vetëm 1 metër katror. Ai tha se drejtuesit vendorë që nuk bëjnë punën ‘do të shkunden’, pa diskutim. Sipas tij, Rilindja Urbane 2.0 do të vijojë për pesë vitet e ardhshme. Rama theksoi se synimi është lirimi i hapësirave publike dhe forcimi i pushtetit vendor. Edi Rama: Kush bën dhe 1 metër katror pa leje, duhet ta mendojë 100 herë. Kryeministri është këtu për të shkundur kudo që duhet drejtorët që nuk bëjnë punën, nuk diskutohet. Rilindja Urbane 2.0 do të vijojë për pesë vite. Nuk mund të mendojmë më me idenë të kapim çfarë të kapim. Shkundja e bashkive bëhet për të përmirësuar punën e pushtetit vendor.