Evakuime nga zjarret në jug, parandalohet përhapja e flakëve që rrezikonin HEC-in e Bistricës

Evakuime nga zjarret në jug, parandalohet përhapja e flakëve që rrezikonin HEC-in e Bistricës

Situata e zjarreve në bashkinë e Finiqit është përkeqësuar gjatë natës. “Natë tepër sfiduese” e cilësoi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu situatën në Finiq, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol, Sarandë, të mbështetura nga 5 zjarrëfikëse dhe 70 efektivë të FA, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave: Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë e Krongj. Sipas MM u realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjekësore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar. Në orët e para të mëngjesit, u realizua një...