Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Situata e zjarreve në Finiqit, Vengu: Forcat Operacionale ndërhyjnë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës
Një natë tepër sfiduese ka përfshirë zonën e Finiqit, ku zjarre të fuqishme të favorizuara nga era e fortë kanë rrezikuar banesa, biznese dhe objekte strategjike mes fshatrave Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat zjarrfikëse të bashkive përreth, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe efektivët e Policisë së Shtetit, ndërhynë gjatë gjithë natës për të përballuar situatën. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Janë kryer evakuime të përkohshme, është garantuar mbrojtja e popullatës dhe objekteve, ndërsa në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion i suksesshëm për të shpëtuar Hidrocentralin e Bistricës nga përhapja e flakëve. Ndërhyrjet në terren dhe nga ajri pritet të vijojnë, ndërkohë që qarkullimi...