Pazari i Vjetër i Shkodrës, zemra e gjallë e qytetit të lashtë që rikthehet në jetë përmes kujtesës

Pazari i Vjetër i Shkodrës, zemra e gjallë e qytetit të lashtë që rikthehet në jetë përmes kujtesës

Nga Albert Vataj Që në shekullin e katërmbëdhjetë, kur koha përshkruhej me shkronja gurësh, Statutet e Shkodrës shkruanin për Pazarin, një dritare tregtie e ndritshme në hapësirë.Një çerdhe e zejtarisë, ku era përgjonte fjalët e tregtarëve, e ku zhurma e mallrave gjallëronte mes gurëve dhe historisë së kalasë.Pas erës së pushtimit, në vitin 1479, ku historia ndryshoi rrymat e saj, pazari u ringjall si Feniks nga hiri, me rrugë të ngushta dhe dritare me dritëza zjarri. Punishte zejtari, ku duart këndonin në ritmin e artit, Karvanseraj që ruanin historitë e udhëtarëve dhe erën e largët të deteve. Në zemër të tij, Bezistani qëndronte si një oazë misterioze, ku mëndafshi i ndriçuar, ari dhe argjendi, shndrisnin si yje në qiellin e qytetit. Rreth tij, xhamia, medreseja,...