Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, zyrtarisht nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 19 tetor të këtij viti. Vendimi është dërguar në organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, ndërsa Kuvendi gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrative, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për qëllime elektorale. Gashi, në letrën e tij pas shpalljes së zgjedhjeve, u bëri apel forcave politike, kandidatëve dhe strukturave përkatëse që të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike. Në zgjedhjet lokale, qytetarët nëpërmjet dy rretheve zgjedhore në 80 njësi të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetin e Shkupit, do të zgjedhin kryetarët dhe këshillat që do të udhëheqin me komunat...