Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ditë përvëluese/ Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ku temperaturat maksimale pritet të regjistrohen në Elbasan dhe Berat, prej 41 gradë celcius. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s.Deti pritet të ketë valëzimi 1-2 ballë.