Trump po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelensky në takimin me Putinin në Alaska

Trump po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelensky në takimin me Putinin në Alaska

Shtëpia e Bardhë është duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një takim të mundshëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin që pritet të mbahet në Alaska, raportoi NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan dhe disa burime të informuara mbi diskutimet e brendshme. Ky zhvillim vjen një ditë pasi Uashingtoni dhe Moska konfirmuan se presidentët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen të premten për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas burimeve, pjesëmarrja e Zelensky-t nuk është ende e konfirmuar, por është duke u konsideruar seriozisht nga administrata. “Po diskutohet,” ka thënë një nga personat e përfshirë në bisedime, ndërsa një zyrtar i lartë i administratës shtoi se një samit trepalësh është “absolutisht” i mundshëm. Megjithatë,...