Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Kur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i dhembnin. Edhe pse sistemet e frenimit në trenat e zhurmshëm nëntokësor kontrollohen vetëm me dorë, 25-vjeçarja shpjegon: “Instinktivisht shtypja këmbët në dysheme, sepse jam mësuar të përdor pedalin e frenimit në makinën time”. Deri në vitin 2017, grave u ndalohej të drejtonin trenat e metrosë. Aso kohe, 450 profesione të konsideruara më parë si “të rrezikshme dhe të dëmshme” për gratë u hapën për të gjithë. Përfaqësues të metrosë e mbronin ndalimin për gratë duke përmendur zhurmën dhe dridhjet, të cilat, sipas tyre, mund të dëmtonin shëndetin e tyre riprodhues. Që nga heqja e ndalimit për gratë për të drejtuar trenat...