E diela e zjarrtë mbi të gjithë Shqipërinë, termometri pritet të kapi vlerën 42 gradë Celcius. Disa këshilla ju bëjnë mirë

E diela e zjarrtë mbi të gjithë Shqipërinë, termometri pritet të kapi vlerën 42 gradë Celcius. Disa këshilla ju bëjnë mirë

E diela do të mbajë mbi vendin tonë një kupolë qielli të kthjellët, të tejdukshëm, ku dielli do të sundojë nga lindja deri në perëndim. Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të përqafojnë çdo cep të territorit, duke sjellë një ditë plot dritë, por edhe me nxehtësi përvëluese. Era do të vijë e lehtë, fillimisht nga veriperëndimi, më pas nga jugperëndimi, duke i dhënë frymëmarrje bregdetit dhe lugina, herë pas here me shpërthime më të forta që do të ngjallin dallgëzime të buta prej 1-2 ballësh në detin Adriatik dhe Jon. Termometri do të ngjitet lart, shumë lart. Në disa zona të vendit, si Shkodra dhe Gjirokastra, ai do të prekë shifrën e 42 gradëve Celsius, një ditë ku edhe gurët do të ndiejnë etjen. Tiranës...