No Image Available

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

Aktori dhe ylli i wrestling-ut, John Cena, ka folur për herë të parë rreth vendimit për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh. Në një intervistë të fundit, 48-vjeçari pranoi se komentet për pamjen e tij, sidomos ato që i referoheshin rënies së flokëve, e shtynë të ndërmarrë këtë hap. ”Pashë tabela ku shkruhej ‘Bald John Cena’. Kjo më bëri të mendoj për opsionet që kisha”. Cena shpjegoi se procedura përfshinte zhvendosjen e qimeve një nga një nga një zonë e kokës në tjetrën dhe theksoi se nuk ka asnjë pendesë për këtë vendim. ”Do ta kisha bërë 10 vite më parë nëse nuk do të ishte kaq e sikletshme. Mendoja se isha i vetëm, por shtatë ose tetë nga dhjetë burra vuajnë nga rënia e flokëve....