Mbyllja e News24, reagimi i gazetarit Osman Stafa: Dënim politik dhe shqetësim për demokracinë e një vendi

Mbyllja e News24, reagimi i gazetarit Osman Stafa: Dënim politik dhe shqetësim për demokracinë e një vendi

Gazetari Osman Stafa dhe një prej emrave të njohur të News24, ka reaguar sot me një mesazh të fortë pas ndërprerjes së transmetimit të këtij televizioni informativ. Në reagimin e tij, Stafa shpreh falënderimet dhe respektin ndaj News24, ku ai thotë se u rrit profesionalisht dhe ku mësoi të raportojë ngjarjet më të rëndësishme të vendit, nga tërmetet, protestat e opozitës deri tek zërat e njerëzve të zakonshëm. Ai thekson se për të, gazetaria është një mision, jo thjesht një punë për rrogë. “News24 më dha besim dhe mundësinë të jem gazetar i lirë, të shpreh mendimin tim, gjë që në shumicën e televizioneve në Shqipëri nuk është e mundur,” shprehet Stafa. Ai shton se sistemi i financimit të mediave në Shqipëri është i ndërlikuar...