Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Fikja e sinjalit të News24, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë paralajmëron protestë ditën e hënë
Gazetarë, aktivistë dhe qytetarë do të protestojnë të hënën, më 11 gusht 2025, në orën 12:00, përpara godinës së Focus Media Group, në shenjë solidariteti me punonjësit e medias dhe në mbrojtje të lirisë së fjalës. Protesta vjen pas fikjes së sinjalit të News24 dhe rrethimit me forca policie të redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, një veprim që organizatorët e cilësojnë si “alarm të fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri”. “Nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, por një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari,” thuhet në deklaratë. Njoftimi i protestes: Të nderuar kolegë, aktivistë dhe qytetarë, Fikja e...