Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht se ai përballet me një urdhërarrest
Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë me besim se nuk do të arrestohet. Kjo sepse, ndërsa Putini është subjekt i një urdhërarresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) e lëshuar në vitin 2023, as Rusia dhe as SHBA-ja nuk janë nënshkruese të Statutit të Romës, i cili krijoi gjykatën në vitin 2002. GJND-ja akuzoi udhëheqësin rus se “ishte përgjegjës për krimin e luftës të deportimit të paligjshëm të fëmijëve” nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Rusi. Kremlini i etiketoi veprimet e gjykatës si “të shëmtuara dhe të papranueshme”. Putini ka qenë i kujdesshëm me itineraret e tij të udhëtimit që kur u...